Ushtria amerikane ka dhënë një porosi prej 1.2 miliardë dollarësh për Raytheon Technologies për prodhimin e gjashtë sistemeve raketore anti-ajrore Nasams të destinuara për në Ukrainë.
Këtë e bëri të ditur Pentagoni, siç raporton Guardian.
Shtetet e Bashkuara kishin miratuar dërgimin e tetë sistemeve raketore Nasams në Kiev për të ndihmuar forcat ukrainase të zmbrapsnin sulmet ruse me raketa dhe dron.
Ukraina mori dorëzimin e parë të dy sistemeve Nasams në nëntor.