SHBA porosi 1.2 miliardë dollarë për sisteme raketore anti-ajrore që do i dhurohen Ukrainës

Ushtria amerikane ka dhënë një porosi prej 1.2 miliardë dollarësh për Raytheon Technologies për prodhimin e gjashtë sistemeve raketore anti-ajrore Nasams të destinuara për në Ukrainë.

Këtë e bëri të ditur Pentagoni, siç raporton Guardian.

Shtetet e Bashkuara kishin miratuar dërgimin e tetë sistemeve raketore Nasams në Kiev për të ndihmuar forcat ukrainase të zmbrapsnin sulmet ruse me raketa dhe dron.

Ukraina mori dorëzimin e parë të dy sistemeve Nasams në nëntor.

Leave a Reply