Shtetet e Bashkuara të Amerikës i propozojnë OKB-së vendosjen e sanksioneve të tjera kundër Koresë së Veriut pas testeve të fundit të raketave.
Administrata e presidentit amerikan Joe Biden shtoi sanksionet e saj të para mbi programet e armëve të Penianit.
Washington-i ka futur në listë të zezë gjashtë koreano-verior, një rus dhe një firmë private. SHBA-ja i akuzon ata se kanë blerë pajisje për programin e raketave nga Rusia dhe Kina.
Këshilli i Sigurimit ka vendosur fillimisht sanksione ndaj Koresë së Veriut pas testimit të parë bërthamor në 2006 dhe që atëherë nuk është ndalur.
Testimet e ditëve të fundit duket se mbështetin qëllimet e deklaruara të lideri Kim Jong-un për Vitin e Ri, ku ai u zotua të forcojë aftësitë mbrojtëse të Koresë së Veriut.
Testi i tretë i raketës hipersonike erdhi pasi gjashtë vende, përfshirë SHBA-në thanë një deklaratë të përbashkët që Peniani të ndërpresë “veprimet destabilizuese” në rajon.