SHBA shpall Non-Grata Berishën, por jo Vuçiçin, Gruevskin, Gjukanoviçin e Orbanin

Nuk e shpallën Ivo Sanaderin e Kroacisë “persona non grata”, ndonëse të dënuar disa herë për korrupsion.

Nuk e shpallën Nikolla Gruevskin “persona non grata”, ndonëse dyshohet se përgjoi ilegalisht mijëra qytetarë dhe ishte i përzier në allishverishe të llojllojshme ballkanike.

Nuk e shpallën Millo Gjukanoviqin “persona non grata”, ndonëse drejtësia gjermane dhe italiane zhvilloi hetime ndaj tij për shkak të dyshimeve për kontrabandë me cigare.

Nuk e shpallën “persona non grata” kryeministrin slloven Janez Jansha të dyshuar rëndë për korrupsion.

Apo Viktor Orbanin e Hungarisë.

Apo ndonjë politikan grek që e çoi vendin para falimentimit.

Apo ministrin e Brendshëm të Turqisë që këto ditë po shantazhohet nga një mafioz.

Nuk e shpallën “persona non grata” kryeministrin rumun Victor Ponta të akuzuar për korrupsion.

Nuk e shpallën “persona non grata” Akeksandër Vuçiqin, nxënësin besnik të Vojisllav Sheshelit, pra Vuçiqin e dyshuar se ka hapur zjarr mbi Sarajevën e rrethuar dhe sot qeveris Serbinë me metoda parapolitike dhe korruptive.

“Çështje dinjiteti!” Berisha i shpall “luftë” ligjore Sekretarit Amerikan të Shtetit: Do ta padis për shpifje!
E shpallën Sali Berishën për të treguar se parimet vlejnë sipas lobimit momental. Që të jetë e qartë: Sali Berisha do të duhej të përgjigjej qëmoti para drejtësisë shqiptare për mizoritë e tij. Mjafton një fjalë: Gërdeci.

Por përtej kësaj: masa ndëshkuese e SHBA-ve ndaj Berishës tregon se i ligshti digjet dhe i forti në pushtet përkëdhelet me cinizëm. Rrjedhimisht, ky vendim tregon vetëm hipokrizi. Asgjë më pak. Por as më shumë.

Pas masës së fundit, Berisha do të bënte mirë të largohej përfundimisht nga politika, të shijojë ditët e pensionit dhe ta lë Partinë Demokratike të zhvillohet dhe shndërrohet në alternativë të pushtetit.

Sepse çdo shteti i duhet një alternativë qeverisëse, sidomos në Shqipëri, ku dallimi mes partive sunduese e opozitare sa i përket korrupsionit e krimit të organizuar dallon aq sa dallon njëra vezë me tjetrën.

Leave a Reply