Edhe Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken anuloi takimin e së enjtes me homologun e tij rus. Blinken tha se ky takim nuk ka më kuptim, sa kohë SHBA mendon se pushtimi i Ukrainës nga Rusia tashmë ka nisur.
Në një reagim, ambasadori rus në SHBA paralajmëroi se sanksionet perëndimore do të prekin edhe amerikanët e zakonshëm.
Parlamenti rus ka autorizuar Putin që të përdorë forcat ushtarake, por sipas asaj që shkruan BBC, mbetet ende e paqartë, kanë zbarkuar në rajonet e rebelëve.