SHBA: Takimi Biden-Putin nuk është më opsion

Shtëpia e Bardhë deklaroi se Presidenti Joe Biden nuk do të mbajë samitin me Presidentin rus Vladimir Putin, siç u propozua gjatë fundjavës.

Edhe Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken anuloi takimin e së enjtes me homologun e tij rus. Blinken tha se ky takim nuk ka më kuptim, sa kohë SHBA mendon se pushtimi i Ukrainës nga Rusia tashmë ka nisur.

Shumë vende të tjera, përshirë Kanada e Japoni, kanë vendosur sanksione financiare dhe ekonomike kundër Rusisë, duke ndjekur shembullin e BE dhe SHBA

Në një reagim, ambasadori rus në SHBA paralajmëroi se sanksionet perëndimore do të prekin edhe amerikanët e zakonshëm.

Parlamenti rus ka autorizuar Putin që të përdorë forcat ushtarake, por sipas asaj që shkruan BBC, mbetet ende e paqartë, kanë zbarkuar në rajonet e rebelëve.

Leave a Reply