SHBA nëpërmjet një postimi në facebook, shoqëruar edhe me video ka ripërsëritur vullnetin e departamentit të shtetit për të ndihmuar Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit. Ambasada e SHBA në Tiranë rikonfirmon se lufta kundër korrupsionit është prioritet absolute në vendin tonë.
Ambasada nëpërmjet videos, shpjegon mënyrën sesi do të funksionojë SPAK.
SHBA paralajmeron se SPAK, në momentin e parë që do të jete funksional do të godasë korrupsionin në nivele të larta.
Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, mësoni se si Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar, ose SPAK, do të funksionojë. Me t’u ngritur, do të shënjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë. Kjo video tregon se si mbështetja prej 2 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara po përdoret për të siguruar që SPAK do të ngrihet dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin
https://m.facebook.com/usembassytirana/videos/1996789940466268/