Shefi i policisë i shpallur në kërkim, momenti kur festonte në lokalin Klement Balilit në Sarandë (FOTO)

Gjergji Kohila është një prej tre drejtuesve të Policisë së Shtetit për të cilin Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar mandat arresti. Ai mbante detyrën e shefit kundër krimit të organizuar në policinë e Vlorës, ndërsa me origjinë është nga Delvina dhe njëkohësisht nipi i kryetarit të PS-së në Delvinë, Agron Kohila.

LAPSI.al sjell më poshtë një foto të publikuar në rrjetet sociale, ku shihet Gjergji Kohila në shoqërinë e dy të rinjve të tjerë, teksa po festojnë në ‘Factory Club’ në qytetin e Sarandës, lokal nate në pronësi të Klement Balilit dhe ortakut të tij Timo Babi, me të cilin më vonë patën konflikte për administrimin e këtij biznesi.

Gjergji Kohila është shpallur në kërkim, ndërsa dyshohet se mund të jetë larguar jashtë vendit. Deri në vitin 2013 ai ka qenë shefi i antidrogës në Policinë e Gjirokastrës. Më pas u transferua në Vlorë, ku dyshohet si i implikuar në trafikun e drogës me Habilajt. /Lapsi.al?

Leave a Reply