Shenjat që nxjerrin zbuluar hipokritët/Si t’i dalloni

Respektojnë vetëm personat e fuqishëm

Njerëzit hipokritë duan të marrin të gjitha benefitet e mundshme, sidomos në vendin e punës. I njëjti person që buzëqesh dhe komplimenton shefin tuaj,  flet dhe keq për të kur ai nuk është aty.Një njeri  i sinqertë do të respektonte dhe do të fliste të vërtetën ndaj çdokujt që punon me të.

Kritikojnë

Njerëzit hipokritë zakonisht janë të pasigurtë, kjo bën që ata të sillen keq me dikë nëse e perceptojnë si konkurrent.  Nga ana tjetër njerëzit që janë të sigurtë për veten sillen mirë me të tjerër dhe përpiqen që t’i bëjnë të ndjehen mirë.

Ushqejnë thashethemet

Hulumtimet tregojnë se njerëzit  që merren me thashetheme në përgjithësi nuk janë të kënaqur me veten dhe kanë nivele të larta ankthi. Për të  përballuar këtë gjendje ata  bëjnë thashetheme në mënyrë që  të ndihen më mirë me veten.

Ata ndihmojnë njerëzit vetëm kur kanë interes

Njerëzit hipokritë gjithmonë mendojnë për veten, para së gjithash. Në qoftë se ata mendojnë se mund të përfitojnë nga një situatë, do të bëjnë gjithçka që të afrohen me dikë. Nga ana tjetër nuk do të afroheshin kurrë me dikë nga i cili nuk do të nxirrnin asnjë përfitim./CNA.al

Leave a Reply