Sheqerinska demanton përfshirjen e saj në rastin ‘Haraçi’

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska duke komentuar akuzat e OBRM-PDUKM-së për përfshirjen e saj në rastin ‘Haraçi’ demantoi përfshirjen e saj duke ju bërë thirrje prokurorisë dhe të gjithë organeve që sa më shpejt ta intensifikojnë hetimin.

“Udhëheq me ministri të rëndësishme strategjike, jam pjesë e një Qeveria që ju shpalli ‘luftë’ krimit dhe korrupsionit dhe i kuptoj nevojat e diskualifikimeve dhe sulmeve të pabazuara, por me përgjegjësi të madhe kundërshtoj sulmet e orkestruara për të barazuar kriminelët dhe ata që nuk janë të tillë”, tha Sheqerinska, përcjell Telegraf Maqedoni.

Ajo shtoi se që nga momenti kur është hapur rasti, Qeveria e mbështeti hetimit dhe kështu do të fillojë edhe në të ardhmen.

Ndryshe, edhe kryeministri Zoran Zaev u prononcua për këtë rast. Ai në ‘Facebook’ shkroi se hetimi duhet të mbulojë të gjithë detajet dhe secilit duhet të përgjigjet për veprat e tij për shkak se qytetarët meritojnë drejtësi./Telegrafi/

Leave a Reply