Shitje rekorde e memoareve të Obamës, brenda 24 orëve 890 mijë ekzemplarë

Gjatë 24 orëve të para, memoaret e ish-presidentit amerikan Baracka Obama, “Toka e premtuar” u shitën rreth 890 mijë ekzemplarë në SHBA dhe në Kanada, raportojnë mediat, transmeton Koha.net.

Ku libër, me çmimin 45 dollarë, është në rrugë të bëhet më i shituri në kategorinë e memoareve të presidentëve në historinë e re. Të entuziazmuar me shitjen gjatë ditës së parë” u shpreh Davide Drake i shtëpisë botuese Pingvin.

AP rikujton se libri i bashkëshortes së Obamës, Micheles, në ditën e parë qe shitur në 725 mijë ekzemplarë, ndërsa brenda dy vjetësh në gjithë botën arriti tirazhin 10 milionë. Sa për krahasim, libri i Bill Clintonit “Jeta ime” në ditën e parë u shit më një tirazh rreth 400 mijë ekzemplarësh.

Leave a Reply