Me 11 vota për 2 vota kundër Këshilli Gjyqësor vendosi për shkarkimin e gjykatëses Sofija Llaliçiq, transmeton Alsat. Emri i gjyqtares është përmendur edhe gjatë të ashtuquajturave “bomba” që publikoi LSDM-ja. Në përgjime dëgjohet zëri i Lalliqiç në një bisedë me ish shefin e policisë sekrete Sasho Mijallkov.