Policia spanjolle ka shkatërruar një grup ndërkombëtar të narkotrafikut. Mediat spanjolle raportojnë për arrestimin e 5 trafikantëve, mes tyre edhe shqiptarë.
Gjatë një kontrolli të kontenjerëve të mbushur me peleta u gjet e fshehur 5 kilogram drogë sintetike.
Mediat bëjnë me dije se organizata kishte dy depo industriale në Reus (Tarragona), ku para prej tyre kishte për qëllim ruajtjen dhe ftohjen e lëndës, ndërsa e dyta përdorej për paketimin, mbylljen dhe ruajtjen e drogës pasi nxirrej nga materiali në të cilin ishte kamufluar.
Nga kontrollet e kryera janë sekuestruar 5 kilogramë drogë sintetike (speed dhe MDMA) 3965 euro cash, dy presa hidraulike, material për prodhimin e lëndëve narkotike, një kamion dhe një automjet.
Në magazinën e dytë agjentët zbuluan më shumë se pesë kilogramë drogë të ndryshme sintetike dhe pajisje të përdorura për prodhimin e lëndës narkotike.
Anëtarët e organizatës e kalonin drogën përmes porteve spanjolle, duke përdorur kontejnerë detarë. Për ta bërë këtë, ata përdornin metoda shumë të sofistikuara fshehjeje, duke kamufluar drogën në materiale të ndryshme për të vështirësuar zbulimin e saj.