Shkatërrohet raketa jemenase e nisur drejt Mekës

Raketa ishte gjuajtur nga territori i Jemenit, ndërsa është shkatërruar 69 kilometra në jug të qytetit të Mekës.

Koalicioni arab e vlerësoi këtë sulm si “tentim të dëshpëruar të Hutëve për ta parandaluar mbajtjen e Haxhit”.

Jemeni, një nga vendet më të varfëra në botë, po përballet me probleme të mëdha pasi që koalicioni i kryesuar nga SHBA-ja filloi sulme ajrore në mars të vitit 2015, me qëllim që t’i shtypë kryengritësit dhe aleatët e tyre, të cilët ende e mbajnë kontrollin ndaj kryeqytetit Sanë.

 

Leave a Reply