Policia e Shtetit ka arritur të shkatërrojë një rrjet të shpërndarjes së kanabisit, duke vënë në pranga 6 persona.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se personat e ndaluar, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur, shpërndanin lëndë narkotike kryesisht në zonën e Kamzës.
Mësohet se personat janë ndaluar nga policia gjatë së dielës pranë zonës së njohur si “Kthesa e Kamzës”.