Kombëtarja Shqiptare ka triumfuar në “Elbasan Arena” me rezultatin 4 me 2 përballë Islandës.
Në ndryshim nga ndeshja me Francen, Kombëtarja Shqiptare shfaqi një tjetër fytyrë ku dominoi takimin. Në pjesën e parë ishte Demarku ai që shënoi pas një harkim të Memushajt, duke i dhënë avantazhin Kombëtares.
Me fillimin e të dytës, islandezët barazuan me Sirguson, por nuk zgjati shumë dhe kapiteni Hysaj shënoi golin e dytë.
Por kur dukej se cdo gjë po fliste në favor të kuqezinjeve, Sigthorson barazoi shifrat ne 2 me 2.
Por kur shënonte minuta e 79, Roshi i sapofutur në fushën e lojes kaloi kuqezinjtë në avantazh, të cilët nuk u ndalën me kaq. Në të 82 minutë Cikalleshi shënoi golin e 4 duke vulosur kështu edhe shifrat përfundimtare.
Me këtë fitore, Kombëtarja Shqiptare ka rritur shpresat për kualifikueset e Euro2020.