ISHP ka konfirmuar 10 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëvë të fundit nga 275 teste të bëra duke e çuar në 842 numrin total të të prekurve.
Tirana kryeson me numrin më të madh të të sëmurëve aktivë duke u ndjekur nga Kruja, e cila është kthyer në një zonë të rrezikshme javët e fundit për shkak të një fasonerie atje.
3 nga rastet e sotme janë në Tiranë, 3 në Krujë, 2 në Shkodër dhe 2 në Kamëz.
Mësohet se 605 persona janë shëruar tërësisht nga koronavirusi, kurse 206 persona janë ende raste aktive. ISHP njofton se 38 persona janë të shtruar në spital dhe 7 prej tyre janë në terapi intensive.