Në Gjykatën penale të Shkupit sot vazhdon procesi gjyqësor kundër 29 personave të akuzuar për ngjarjet në Lagjen e trimave në Kumanovë, që ndodhën në maj të vitit të kaluar.
Për shkak të këtij procesi, Shkupi është përplot me policë kurse pandërprerë fluturojnë edhe helikopterët.
Në seancën që u mbajt para dy ditëve, u dëgjuan katër policë të cilët ishin sulmuar në stacionin e policisë në Goshincë dhe një dëshmitar okular nga Lagjja e trimave.