Thellohet kriza në BE

Thellohen përplasjet mes Greqisë dhe Austrisë, pas vendimit te Vjenës per ta përjashtuar atë nga konferenca e vendeve te Ballkanit Perëndimor, qe kishte ne fokus krizën e emigranteve. Ministria e Jashtme Greke njoftoi tërheqjen e ambasadores ne Austri per konsultime. Shefi i diplomacisë greke Nikos Kocias tha se ky vendim ishte ndërmarre per te ruajtur raportet miqësore mes dy shteteve dhe popujve. Ne njoftimin per shtyp thuhet se eshte e qarte se problemet e mëdha te unionit nuk mund te zgjidhen me mendësitë, mentalitetet dhe nismat ndërinstitucionale, qe i kane rrënjët ne shekullin 19.

Keto zhvillime ndodhen ndërsa Ministrat e Brendshëm te unionit dhe zyrtare te Ballkanit Perëndimor mbajnë ne Bruksel per krizën e emigranteve. Dallimet mes vendeve anëtare jane te mëdha per mënyrat e zgjidhjes se saj. Austria, Serbia dhe Maqedonia kane ndërmarre hapa per kufizimin e hyrjes se emigranteve ne territorin e tyre.

Ndërkohe Franca njoftoi hapjen e nje tjetër kampi per strehimin e te paktën 1 mije refugjateve, ndërsa gjermania ka planifikuar pritjen e te paktën 3.6 milion emigranteve deri ne vitin 2020. Deri me tani ky është shteti qe ka pritur numri me te madh te emigranteve me mbi 1 milionë. Paralelisht me planin per strehimin e refugjateve, anijet e NATO-s ne bashkëpunim me rojet detare greke e turke vijojnë patrullimin ne Egje me qellim frenimin qe ne origjinë te trafikut te tyre.

Leave a Reply