Shoqata e veteranëve të UÇK-së – Qeverisë së Maqedonisë: Mos na provokoni!

Kryesia e SHVL UÇK është krenare me luftën e drejtë dhe trimërinë që e treguan djemat e saj në vitin 2001. Mburremi me çdo emër të dëshmorëve të rrënë, me invalidët e luftës dhe krenohemi me uniformën e UÇK-së.

Burgosjet, persekutimet dhe vrasjet e djemave të UÇK-së që ndër vite po bëhen nga kjo qeveri, vërtet na djegin shpirtin dhe na lëndojn tepër shumë, por asnjëher të mos u shkon mendja se mundeni ta thyeni moralin e lartë të luftëtarit dhe të mposhtni dinjitetin tonë.

Njoftojm opinionin mbarë se shoqatat dhe organizatat e dalura nga lufta janë subjekte juridike në vend, të cilat janë të regjistruara dhe veprojn konform ligjit dhe akteve tjera juridike. Prandaj nuk lejojm që askush ta nënçmon amblemën , shkabën, flamurin dhe uniformën tonë.

Sot, reagojm ashpër kundër gjithë atyre organeve, subjekteve dhe figurave politike në vend të cilët duan të mëkëmbin vlerën e kësaj uniforme duke e quajtur element terorist.

Në bastisjet e fundit që po zhvillohen në zonën e Karadakut dhe të Shkupit, organet e MPB-së mes tjerave po konfiskojn dhe po shkelin edhe uniformën e UÇK-së.

Ne Ju themi hapur organeve të vendit, dijeni se çdo shtëpi shqiptari posedon uniformën e UÇK-së krahas me veshjet e kostumit kombëtar të tij.

Ia tërhjekim vëmendjen qeverisë VMRO – BDI që mos tejkalon ingerencat e tyre dhe mos provokoj subjektet e dalura nga lufta e drejt e popullit shqiptarë në Maqedoni.

Matrapazllëqet dhe aferat kriminogjene të kësaj qeverie mafioze, skenaret e vrasjeve dhe burgosjet janë veprat e juaja të shumtuara për të cilat fjalën e fundit e ka prokuroria dhe ligji, por ju lutemi mos dezinformoni popullatën duke njollosur dhe etiketuar djemat dhe uniformën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, thuhet në deklaratën e SHVL UÇK-së .

Leave a Reply