BDI është përfshirë në konflikte të ashpra midis funksionarëve të saj, të cilët akuzojnë njëri tjetrin për paaftësi. Derisa disa ditë më parë kryetari i komunës së Sarajit, Bekim Murati drejtoi akuza të rënda ndaj ministrit të Arsimit, Abdilaqim Ademi për paaftësi dhe pamundësi për të ndihmuar, informon INA.
Murati nuk ka mundur ta justifikojë paaftësinë e ministrit të partisë së tij për ndarjen e paraleleve në shkollën qëndrore “Dituria” në Saraj. Ai akuzon ministrin Ademi se po thyen ligjin pasiqë po lejon që numri i nxënësve të shkojë edhe në 47 në disa klasa në shkollat në Krushopek dhe Gërçec.Gjithashtu e patolerueshme për kryetarin e Sarajit, kuadër i BDI-së, është që ministri shqiptarë i po kësaj parti të mos nunshkruaje vendimin për emërimin e shkollës fillore në Sfillare me emrin e veteranit të arsimit “Bedri Tahiri”.
Pas tyre kanë lindur mosmarrëveshjet mes drejtoritë të fondit të sigurimit shëndetësor, Orhan Ramadani dhe drejtorit të Spitalit të Tetovës.Ramadani këtyre ditëve dha garanca të fuqishme se Spitali Klinik i Tetoves do të ketë një buxhet prej 500 milion denarëve për vitin 2016.
Me këtë deklaratë ai i përgënjeshtron pohimet e Drejtorit të Spitalit Klinik në Tetovë.
“Buxhetin të cilin e ka pasur në vitin 2015 nuk ka qenë në gjendje ta shfrytëzoje, prandaj i kanë ngel mjete të pashfrytëzuara prej 27 milion denarëve të cilat do të mund të shfrytëzohen gjatë 2016-tës. Dmth gjatë vitit 2016 do të ketë gjithsej afro 500 milion denarë në disponim”, deklaroi Orhan Ramadani, Fondi i Sigurimit Shëndetësor.
Ndërsa drejtori i spitalit të Tetovës, Florin Besimi thotë se për këtë vit fondi ka lëshuar buxhet shumë më të vogël nga ai që ishte planifikuar, Ramadani pretendon të kundërtën. Sipas tij spitali i Tetovës nuk i ka shfrytëzuar ende 27 milion denarët nga viti 2015, që të mund të kërkojë më shumë për këtë vit. (INA)