Arabia Saudite bombardon ambasadën iraniane

Kriza diplomatike midis Iranit dhe Arabisë Saudite po shkon drejt një konflikti të armatosur të paprecedentë. Në Jemen është bombarduar ambasada iraniane në qytetin Sanaa.

Sipas inteligjencës iraniane, sulmi është urdhëruar nga Arabia Saudite. Vetëm pak ditë më parë në Teheran u shkatërrua ambasada saudite pas vrasjes së klerikut shiit, Nimr al Nimr.

Teherani dhe Riadi ndërprenë çdo lloj marrëdhënie diplomatike dhe gjithë shtetet e Gjirit i rreshtuan në krah të Arabisë Saudite.

Bombardimi i ambasadës iraniane duket se do të përshkallëzojë konfliktin mes dy vendeve që prej dekadash janë armiq të përbetuar./Zëri

Leave a Reply