Shpërthen një bombë e Luftës së Dytë Botërore në Gjermani

Një bombë e mbetur nga Lufta e Dytë Botërore ka shpërthyer sot në Gjermania. Media gjermane Bild, raporton se ngjarja ka ndodhur një hekurudhe në Mynih.

Deri tani mësohet se nga shpërthimi janë plagosur tre persona, ku njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë.

Mësohet se ka qenë një bombë avioni e hedhur në Luftën e Dytë Botërore, e cila peshonte rreth 250 kilogram.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku ka vendosur një perimetër sigurie dhe në zonë është paralizuar e gjithë lëvizja. Forca të shumta zjarrfikëse dhe ambulanca kanë mbërritur gjithashtu.

Shkaku i saktë i shpërthimit është i paqartë, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Leave a Reply