Një bombol gazi ka shpërthyer në një lokal në afërsi të Portit të Vlorës gjatë pasdites së të dielës.
Bëhet e ditur se në momentin e shpërthimit në lokal ndodheshin disa klientë dhe pronari, shtetasi Piro Koçi, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Pas shpërthimit të bombolës në lokal u përhapën me shpejtësi flakët, të cilat u vunë në kontroll pas mbërritjes së forcave zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur edhe evakuimin e menjëhershëm të personave që ndodheshin në lokal.