Të paktën 11 persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi të fuqishëm gazi në Kinë.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm, në rrethin Zhangwan, të qytetit Shiyan, njoftojnë autoritetet lokale.
Autoritetet kanë munduar të shpëtojnë më shumë se 100 persona nga rrënojat, 37 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Imazhet që qarkullojnë në mediat sociale, të cilat janë nga vendi i ngjarjes, tregojnë punëtorët e shpëtimit duke punuar nëpër rrënojat e shtëpive të rrafshuara.
Ende nuk dihet shkaku i këtij incidenti të rëndë që mori jetën e të paktën 11 personave dhe plagosi qindra të tjerë.