“Rekomandohet doza përforcuese e vaksinës”
Franca ka shënuar numrin më të lartë të infektimeve gjatë një dite që nga fillimi i pandemisë. Brenda 24 orëve janë regjistuar me shumë se 100 mijë raste të reja me koronavirus. Përpos infektimeve i lartë është edhe numri i pacientëve të shtruar në spitale, ku përgjatë muajit të fundit shtimet e personave me Covid janë dyfishuar.
Sipas shërbimeve mjekësore më shumë se 1 person në çdo 100 banorë në rajonin e Parisit rezultoi pozitiv javën e shkuar. Shumica e rasteve të infektimeve të reja rezultuan me variantin e ri Omicron, i cili detyroi autoritetet të ndërmarrin masa të reja kundër përhapjes së pandemisë. Franca rekomandon dozën përforcuese vetëm 3 muaj pas injektimit të dozës së dytë.
Ndërkohë qeveria pritet të mblidhet më 27 Dhjetor për të diskutuar rreth masave të reja që do të ndërmerren, ku një ndër to pritet të jetë shtyrja e afatit për hapjen e shkollave.
Ekspertët thonë se Omicron do të jetë variant dominues në Francë për një kohë të gjatë.
Vetëm përgjatë një javë janë shënuar me shumë se 1 mijë viktima nga Covid-19 duke e çuar numrin e të vdekurve në më shumë se 122 mijë.