Shpërthimi i vullkanit në Spanjë/ Shtëpitë marrin flakë, evakuohen mbi 6 mijë persona

Më shumë se 6 mijë persona janë evakuuar nga shtëpitë e djegura që prej shpërthimit të vullkanit Cumbre Vieja në ishujt Kanarie të Spanjës.

Katër tërmete kanë goditur ishullin që prej shpërthimit të vullkanit. Teksa llava rrjedh shpateve të malit, shtëpitë rreth e rrotull kanë marrë flakë ndaj njerëzit janë detyruar t’i braktisin për të shpëtuar jetën e tyre.

Zyrtarët lokalë thanë se llava mund të shkaktojë një reaksion kimik që shkaktojë shpërthime dhe lëshimin e gazrave toksikë kur të arrijë në det.

Autoritetet detare kanë krijuar një zonë izolimi rreth 3.7 km nga deti në zonën ku po drejtohet llava.

Fatmirësisht, nuk ka raporte për viktima. Për herë të fundit vullkani Cumbre Vieja kishte shpërthyer përpara 50 vjetësh, ndërsa duket riaktivizimin e tij e kishte paralajmëruar me një shtëllingë gjigande tymi dhe disa ditë akvititeti të shtuar sizmik.

Leave a Reply