Shpërthimi në Gjermani/ Dy të vdekur, 5 të zhdukur dhe 31 të plagosur

Të paktën dy njerëz humbën jetën dhe 31 të tjerë u plagosën në një shpërthim të madh që ndodhi të martën në një kompleks industrial në qytetin Leverkusen të Gjermanisë.

Të dhënat i konfirmoi sot operatori i kompleksit i cili tha se pesë persona janë ende të zhdukur.

Shpërthimi ndodhi në Chempark, një nga parqet më të mëdha industriale në botë.

Operatori Currenta tha se kërkimet për pesë të zhdukurit vazhdojnë, por shpresa për gjetjen e të mbijetuarve sa vjen e zvogëlohet.

Currenta tha se shpërthimi ndodhi në një pjesë të parkut ku gjenden mbeturinat dhe se nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi atë.

Shpërthimi i madh aktivizoi alarmin e rrezikut ekstrem dhe bëri që zyrtarët t’u bëjnë thirrje banorëve pranë që të strehohen brenda dhe t’i mbyllin dritaret e tyre për të shmangur kontaktin me tymin e madh.

Matjet e cilësisë së ajrit më vonë treguan se tashmë është në nivele të sigurta.

Leave a Reply