Shqipëri, mbahet tubim në mbështetje të Palestinës

Tubimi me moton “Stop gjenocidit” është organizuar në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë nga disa organizata të shoqërisë civile dhe me mbështetjen e qytetarëve

Në Shqipëri është mbajtur sërish tubim dhe marshim në mbështetje të Palestinës dhe popullit palestinez, ku janë dënuar sulmet dhe masakrat e Izraelit ndaj palestinezëve në Gaza.

Tubimi me moton “Stop gjenocidit” është organizuar në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë nga disa organizata të shoqërisë civile dhe me mbështetjen e qytetarëve.

Pjesë e tubimit ishin qindra qytetarë dhe aktivistë, përfshirë aktivistë të huaj pjesëmarrës në forumin mbi dialogun në rajonin Euro-Mesdhetar që po mbahet në Tiranë, të cilët kërkuan ndalimin e gjenocidit dhe luftës në Gaza.

Të pranishmit në tubim mbanin flamuj të Shqipërisë dhe Palestinës dhe pankarta me mbishkrimet “Ndalo bombardimin në Gaza”, “Ndalo gjenocidin në Gaza”, “Palestina e lirë”, “Izrael mos vrit fëmijë”, “Të aplikohet zgjidhja me dy shtete”, “Ndalo vrasjen e fëmijëve të pafajshëm”, “Ndalo krimet e luftës të Izraelit në Gaza” dhe të tjera.

Leave a Reply