Shqipëri / Mbyllen pavionet Covid në spitalet rajonalë

Mbeten të hapur Covid 1 dhe 2 në kryeqytet

Të gjithë të infektuarit me koronavirus nëse do të kenë nevojë për shtrim në spital nga sot do të marrin shërbim vetëm në spitalin Covid 1 pranë shërbimit infektiv dhe Covid 2 në sanatorium. 3 spitalet rajonalë të Elbasanit, Durrësit dhe Shkodrës do të mbyllen për t’iu rikthyer normalitetit.

Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për të mbyllur pavionet Covid në rrethe erdhi pas rënies së shifrave të shtrimeve në rang vendi. Prej ditësh në këto spitale nuk po trajtohej asnjë pacientë.

Spitalet rajonale të Elbasanit, Durrësit dhe Shkodrës filluan të shërbejnë për të infektuarit me Covid në 15 Shkurt të këtij viti, kohë kur numri i të shtruarve në spitalet Covid arriti në 547, duke e tejkaluar kapacitetin e spitaleve Covid në kryeqytet.

Për gjatë më shumë se tre muajve në spitalet rajonale janë shtruar rreth 2180 të infektuar me Covid.

Prej të cilëve 1500 pacientë kanë marrë shërbim vetëm në spitalin e Shkodrës, 400 në atë të Elbasanit dhe 280 në spitalin e Durrësit.

Leave a Reply