Në drejtimin e një prej organizmave kryesore të OKB-së
Shefja e diplomacisë shqiptare Olta Xhaçka ka deklaruar se marrja e vendit në Këshillin e Sigurimit është një arritje e jashtëzakonshme për Shqipërinë si pjesë e tryezës së madhe botërore për paqen dhe sigurinë.
Vendi ynë nuk ka qenë kurrë më parë pjesë e këtij këshilli ndërsa votimi për përfshirjen në organizmin e lartë të Kombeve të Bashkuara u votua në unanimitet të plotë nga anëtarët e kësaj organizate që në muajin Qershor.
Këshilli i Sigurimit ka 10 vende për anëtarët e përkohshëm, por dominohet nga pesë anëtarët e tij të përhershëm si Rusia, Kina, SHBA, Britania dhe Franca, të cilët kanë edhe të drejtën e vetos.