Shqipëria prezanton ofertën turistike në Berlin

Kumbaro: 2 muajt e parë të vitit sollën 1 milion të huaj

Shqipëria ka prezantuar ofertën e saj turistikë në panairin e Berlinit me një logo të re e nën sloganin “Albania All Senses”.

“Duam t’ju tregojmë se Shqipëria është e gjitha një buqetë”.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama përmes disa videove të ndara në faqen e tij në “Facebook” ka sjellë promovimin e qyteteve si Durrësi, Korça, Gjirokastra e Vlora të cilat po prezantojnë ofertën e tyre turistike në Berlin.

Nga Gjermania, ministrja Mirela Kumbaro ka theksuar flukset turistike për dy muajt e parë të vitit, të cilat e kanë çuar në 1 milion numrin e vizitorëve të huaj.

Për muajin Shkurt numërohen 480, 539 vizitorë të huaj me një rritje prej 55% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Sifda jonë nuk është më të numërojmë milionat por t’u ofrojmë atyre cilësinë e shërbimit”.

Në panairin ITB Berlin për vitin 2025 Shqipëria merr rolin si vend nderi.

“Duke filluar nga java tjetër nis promovimi i Shqipërisë jo vetëm në Gjermani po në të gjithë botën”.

Ministrja premton se në vitin 2030 Shqipëria do të jetë kampione e Ballkanit në turizëm.

Leave a Reply