5 vite pas rënies së komunizmit ndërkombëtarët nxisin Shqipërinë që të realizojë reformat për përmbushjen e objektivave europiane.Në Konferencën Kombëtare në Ditën e Rinisë që u organizua nga Presidenti Bujar Nishani Kancelarja gjermane Angela Merkel përmes një videomesazhi tha se rruga drejt Bashkimit Europian nuk është e lehtë.Ndërsa theksin e vendosi tek mbështetja e të rinjve.Angela Merkel: “Gjermania e mbështeti anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Dhe tani ju shoqërojmë me këshilla dhe vepra konkrete në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Sigurisht që kjo nuk është rrugë e lehtë. Por ju tashmë keni kapërcyer etapa të rëndësishme. Do të gëzohesha shumë, nëse ju këtë e shikoni si nxitje për reforma të mëtejshme. Është e rëndësishme, para së gjithash, që të përmirësohen perspektivat e njerëzve të rinj në vendin tuaj, sepse mbi ata bazohet e ardhmja e Shqipërisë”.Ndërsa në emër të Presidentit amerikan Barack Obama ishte sekretari i shtetit John Kerry i cili përshëndeti Shqipërinë me rastin e Ditës Kombëtare të Rinisë.Në videomesazh Sekretari amerikan i shtetit kërkoi forcim të institucioneve.Videomesazhi i John Kerry: “Shqipëria është në rrugën e integrimit të plotë Euroatlantik. Duke kryer reformat e nevojshme për të forcuar institucionet demokratike dhe për të zhvilluar një ekonomi konkuruese të tregut të lirë”.Ndërsa mesazhin e Atit të Shenjtë Papa Françeskut e përcolli Nunci Apostolik.Video-mesazhi i Papa Francesku: “Kam kujtime ende të gjalla nga vizita ime në Shqipëri. Lutem që pjestarët e bashkësive fetare të bashkëpunojnë në ndërtimin e një shoqërie të drejtë. Përcjell bekimet e mia mbi popullin shqiptar”.Në konferencën “Shqipëria 25 vite nga rënia e komunizmit” të pranishëm krahas Kryeministrit Edi Rama, ish kryeministri Sali Berisha, ka qënë gjithashtu Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga si dhe një sërë diplomatësh të huaj.
Kërcënim për sigurinë”/ Kongresi amerikan shqyrton mundësinë e ndalimit të tregtimit të dronëve kinezë
Rivaliteti ekonomik dhe teknologjik mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës tashmë është shfaqur edhe tek tregu i dronëve, ku markat…