Shqipëria, zëri i vendeve të vogla dhe grave të të gjithë botës. PËRSHKRIMI PREKËS I OKB PËR NE

Shqipëria do të ketë në dorë fatet e botës në periudhën 2022-23.

Vendi ynë, për herë të parë do të shërbejë në Këshillin e Sigurimit të OKB, në një periudhë kyçe, ku retorika dominohet nga kriza aktuale në Izrael, konflikti në Ukrainë, Siri, Korea e Veriut, Irani, çështjet e varfërisë, pabarazisë, ngrohja globale, racizmi, etj.

175 vende, nga 129 të nevojshme votëbesuan vendin tonë me këtë përgjegjësi kaq të rëndësishme, ndërsa në broshurën e tij përpara votimit, Këshilli i Sigurimit vlerësonte kandidaturën tonë si “zëri i vendeve të vogla dhe grave”.

Në një document zyrtar të publikuar në datën 2 qershor, OKB përshkruan në këtë formë kandidaturën shqiptare.
https://www.securitycouncilreport.org/atf/cf/%7B65BFCF9B-6D27-4E9C-8CD3-CF6E4FF96FF9%7D/unsc_elections_2021.pdf
“Shqipëria është zotuar që do të sjellë në Këshillin e Sigurimit perspektivën e një vendi të vogël, me një politike të jashtme të përgjegjshme dhe multiraterale.

Fushata e Shqipërisë është përqendruar rreth 5 përparësive kyçe: të drejtat e grave, paqja dhe siguria, të drejtat e njeriut, lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe ngrohja globale”.

Leave a Reply