Shtator i vrullshëm/ Paralajmëron deputeti: SPAK do të godasë në nivelet më të larta

Me ardhjen e shtatorit, pritet të vijnë edhe goditjet e pandëshkueshmërisë në nivelet më të larta. Diçka të tillë e pret dhe e paralajmëroi edhe Andi Përmeti, që gjatë kësaj legjislature shërbeu si deputet i Bindjes Demokratike në Parlament.

Në studion e “7 pa 5” në “Vizion Plus”, me gazetarin Thimi Samarxhiu, ai parashikoi që brenda partive të nisë lufta politike, për shkak të zhvillimeve të bujshme.

“Do të ketë ndryshime të forta politike, qoftë përmes SPAK, qoftë nga lobimet. Do të ketë luftë nga të dy krahët. PD nuk e kam parë asnjëherë në luftë kundër Ramës. I referohem luftës brenda partive. Do të shpallen personazhe non grata dhe SPAK do të godasë në nivelet më të larta politike. Unë mezi po pres që kjo të ndodhë në shtator, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në këtë vend.”

Nga ana tjetër, Andi Përmeti u shpreh se beteja e Bindjes Demokratike do të vijojë, ndërsa në shtator do të zhvillohen edhe zgjedhjet për kryetar, pas dorëheqjes së Astrit Patozit. Ai zbuloi se nuk ka ambicie për të zënë vendin e Patozit.

Leave a Reply