“Shtëpia e Lirisë” kryeson garën në Shkodër

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” udhëheq garën në zgjedhjet lokale në Shkodër. Kandidati i saj, Bardh Spahia, ka marrë deri më tani 15746 vota.

Ai ndiqet nga kandidatja e Partisë Socialiste, Majlinda Angoni me 14 029 vota. Deri më tani, kandidati i PD-së, Xhemal Bushati ka marrë 5545 vota.

Në Shkodër vijon numërimi dhe deri më tani janë numëruar 189 kuti nga 250 që janë në total. Kujtojmë që ditën e djeshme, u anuluan votimet në 3 qendra votimi në Shkodër.

Leave a Reply