Macron e informoi Zelenskyn rreth bisedës telefonike që kishte me Putinin

Presidenti francez, Emmanuel Macron foli me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe e informoi rreth telefonatës që kishte pas gjatë ditë së sotme me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Presidenti i Republikës bisedoi me presidentin Zelensky për telefonatën e sotme me presidentin Putin, ku po synohet të arrihet një marrëveshje e përbashkët në bazë të rekomandimeve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike për të garantuar sigurinë e termocentraleve bërthamore në Ukrainë”, thuhet në deklaratën e Pallatit Elysee.

Në telefonatën e Zelenskyn, Macron kishte “përsëritur domosdoshmërinë absolute për të shmangur çdo sulm ndaj integritetit të objekteve bërthamore civile të Ukrainës”, raporton cnn.

Sipas Elysee, u diskutua edhe për situatën humanitare dhe Macron ka premtuar se do t’i kushtojë “vëmendje të madhe nevojave të Ukrainës dhe Franca do të vazhdojë të rrisë mbështetjen në këtë fushë”.

Ndryshe, Putin raportohet se i kishte konfirmuar francezit se po lufton kundër nazizmit në shtetin ukrainas.

Leave a Reply