Netflix pezullon shërbimet në Rusi, shkak lufta

Kompania bëri të ditur se deri te ndalesa kanë çuar zhvillimet e fundit të agresionit rus në Ukrainë.

“Duke pasur parasysh rrethanat në terren, ne kemi vendosur të pezullojmë shërbimin tonë në Rusi”, tha kompania në një deklaratë.

Kompania nuk specifikoi se çfarë do të ndodh me llogaritë ekzistuese abonentëve të tyre.

Kujtojmë se përveç Netflix, edhe shumë kompani të tjera kanë ndaluar shitjet në Rusi, pas pushtimin që ky shtet po ia bën Ukrainës.

Leave a Reply