Gjendja e luftës në Ukrainë, një milion refugjatë kalojnë në Poloni

Shërbimet kufitare në Poloni njoftojnë se në shumë se një milion refugjatë kanë kaluar tani kufirin nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.

“Sot në orën 20:00 (1900 GMT) numri i njerëzve nga Ukraina në Poloni e kaloi një milion. Kjo është një milion tragjedi njerëzore,” tha shërbimi i rojes kufitare në Tëitter.

Ndërsa, agjencisë së OKB-së për refugjatët (UNHCR) ka bërë me dije më herët se më shumë se 1.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina brenda 10 ditëve të fundit.

Filippo Grandi, komisioneri i lartë i agjencisë, e ka quajtur atë krizën me rritjen më të shpejtë të refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Leave a Reply