Shtohen rastet në parlament/ Një tjetër deputet pozitiv me covid, ndërsa para tre javësh ishte…

Pas kryetarit të bashkisë Tiranë, dhe deputeti Ralf Gjoni të tjerë pjesëtarë të politikës rezultojnë pozitivë me covid-19.

I radhës është deputeti Enver Roshi, ndërsa mësohet se deputeti Eljo Hysko rezultoi para tre javësh me covid ndërsa në tamponin e fundit të kryer dje doli negativ.

Më herët i pari që njoftoi se kishte rezultuar pozitiv me covid ishte kryebashkiaku Veliaj: “Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia.
Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj JU LUTEM 🙏🏻❤️ mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj!
Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish! 🙏🏻❤️“

Ndërsa më pas deputeti Ralf Gjoni: Dje kam rezultuar pozitiv me Covid 19 pas tre ditësh temperature të lehtë e gjendjeje gripale.
Sot jam më mirë dhe me sa kuptoj, drejt rikuperimit.
Mirënjohje të thellë për gjithë mjekët e komunitetin mjekësor që po përballet çdo ditë me këtë ‘armik’ të panjohur më parë.
Gjatë dy javëve të ardhshme do qëndroj në izolim total në shtëpi për të mbrojtur të tjerët.
Me sa duket praninë fizike në javën më kyçe të angazhimit tim parlamentar, atë të hapjes së listave, do ma mohojë një virus i padukshëm.
Sidoqoftë, mbetem më i pērkushtuar se kurrë në distancë dhe ne kontakt të vazhdueshëm.
Kam kuptuar nga bisedat me mjekë e kolegë që gjatë dy javëve të shkuara, virusi është përhapur me shpejtësi të frikshme pa u ndjerë fare.
Kjo përhapje ka ndodhur në ambjente publike, dhe patjetër edhe në institucione shtetërore, përfshirë parlamentin.
Njerëzit po tregohen të pakujdesshëm dhe po refuzojnë të kuptojnë se Covid19 do disa ditë që të inkubohet në trup.
Në momentin që jep shenjat e para, ju mund të keni qenë i infektuar prej ditësh dhe ndërkohë mund t’ia keni kaluar virusin familjarëve e miqve të afërt.

NDAJ KUJDES MAKSIMAL!

Mos dilni në ambjente publike pa maskë. 😷
Lani duart pa pushim. 🤚
Nëse keni shenjën më të vogël si temperaturë e lehtë, dhimbje koke, gricje fyti, ethe, djersitje natën, dhimbje trupi, kollë, bllokim hundësh, humbje e nuhatjes/shijes apo çdo shenjë tjetër gripale, duhet të karantinoheni e të kërkoni kryerjen e tamponit. 🏥
Mos e neglizhoni miq. Disa do e kalojnë lehtë, e disa të tjerë do rrezikojnë jetën.
Përgjegjshmëria e secilit prej nesh gjatë 2-3 javëve të ardhshme duhet të jetë në nivelet maksimale.

#RuajVeten #MbajDistancë #MbroTëTjerët”

Leave a Reply