Shtyhet sërish seanca e shqyrtimit të dosjes “184”, një prej çështjeve më të nxehta qe lidhet me shitblerjen e votave .Shkak u bë kërkesa e përfaqësuesit ligjor të partisë demokratike për ndryshimin e gjyqtarit të çështjes, Xhevdet Lika me argumentin se përmes vendimeve të njëanshme po pengon gjykimin.
INDRIT SEFA – PËRFAQESUESI LIGJOR I PD
Nuk na u vunë ne dispozicion fashikut e kërkuar. Prokurori refuzoi dhënien e materialeve duke i cilësuar personale. Kjo nuk na pengon për të verifikuar përgjimet. Nga fashikujt që ne kemi parë përgjimet nuk janë transpiktuar të plotë.
Në bankën e të akuzuarve është Robert Aga, ish-shef komisariati, Drini Gjeci ish-drejtor i Arsimit, Nuri Meda, administrator i Njësisë Administrative Tomin dhe Hasan Hoti administrator i njësisë Lurë. Ata akuzohen se kanë ndikuar tek votuesit për tjetërsimin e votës në zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2016. Por për avokatin mbrojtës prokuroria nuk ka asnjë provë ndaj tyre.
PETRIT ISMAILI – AVOKAT I TE PANDEHURVE
Politizimi i çështjes nga ana e PD. Nuk ka prova nga ana e prokurorisë.
Këtë vepër penale, sipas prokurorisë e ka kryer dhe kryebashkiaku Dionis Imeraj si dhe shtetasit Imer Lala, Arben Keshi, Bekim Krashi dhe Afrim Mikli, por akuza ndaj tyre është pushuar për arsye procedurale. Dosja e bujshme “184”, trazoi politikën shqiptare pas publikimit të përgjimeve në gazetën gjermane BILD.
Ajo u kalua nga Dibra në Tiranë e anasjelltas disa herë, për t’u vendosur përfundimisht gjykimi në Peshkopi. Seanca e radhës do të jetë në 12 shkurt.