Si bretkoca te nallbani

Shaqir Fetai kërkon që të provokojë, sepse kërkon që të rrihet shpulla, sepse kërkon që të dëbohet, sepse kërkon që të kërcënohet, sepse kërkon që të ndiqet si miu i gjirizit, që pastaj të ketë një alibi të madhe që të ecë i shoqëruar nga truprojet e Sektorit të VI, të MPB-së. Pse vetëm Mulla Sula të kishte truproje dhe jo edhe ky

Nga Ibush Loki

A e keni dëgjuar me vëmendje fjalorin e Shaqir Fetait kur i drejtohet masës në cilësinë e “kreut të BFI-së”! Identik si Sulejman Rexhepi, sepse këtë person e ka baba shpirtëror, këtë person e ka model, një jetë të tërë e ka kopjuar, nuk është në moshën e gjetjes së individualitetit të vet, e ka pasur model kopjimi, prandaj, sa herë që flet na duket një kopje e zbehtë e Sulejman Rexhepit. Me një dallim – Sulejman Rexhepi ka qenë më i rrafshtë dhe pa komlekse në të folur, ndërsa Shaqir Fetai, i komleksuar deri në kode gjenetike, mundohet të flasë paksa si “më intelektual”. Për shembull, Sulejman Rexhepi fjalën “i madh”,
“e madhe” e theksonte me një “a” të fortë nazale, kurse, po të njëjtat fjalë Shaqir Fetai i thekson me një “a” të pederaftë, deri sa e thekson fjalën “i madh” tri herë i bie “a”-së, “i maaadh”, duke e shqiptuar me nuanca të një melankolie hipokrite.
Shaqir Fetait po i mungon vetëm një gjë për ta aktruar tërësisht babain e vet shpirtëror, Sulejman Rexhepin! Po i mungon mangupllëku i tij.
Tashmë, Shaqir Fetai, këmbëngulë se është i kërcënuar. Prandaj na paska qenë te Kryetari i Kuvendit të Maqedonosë së Veriut, z. Talat Xhaferi! I është ankuar se pasi i ka dalur dokumenti se ka qenë spiun i UDB-së nën pseudonimoin “Orao” (Shqiponja), tani e kërcënojnë vazhdimisht. Kush e kërcënon? Po dil thuaj se nuk kam qenë, se është trillim dhe, aq. Nuk e kërcënon askush! Po pse Shaqir Fetai mendon se ky dokument është ai që e zhveshi para opinionit si spiun! Është zbërthyer shumë herët, madje është folur sepse është konstatuar se e ka gjenetike! Le të na thotë Shaqir Fetai se kush e spiunonte hoxhën e tij prej të cilit e mësonte hifzin si fëmijë?!
Shaqir Fetai mund ta vizitojë edhe Trampin, edhe Bajdenin, edhe Putinin, edhe Rasmusenin dhe, prej të gjithëve të kërkojë truproje, madje t’ua kërkojë ushtritë, policitë, ta kërkojë NATO-n, të kërkojë prej Sheqerinskës Ushtrinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, prej Spasovskit ta kërkojë tërë strukturën policore t’ia vë në shërbim – krejt këtë e ka të kotë. Fizikisht mbase do ta mbrojnë e ruajnë Shaqir Fetain, si veshkën në dhjamë, por, a do të mud ta mbrojnë nga e vërteta se ai i ka shërbyer UDB-së? Edhe OBSH-në le ta kërkojë në ndihmë, kot e ka, asnjë institucion shëndetësor në botë nuk mund t’ia shërojë dhembjen dhe trishtimin që ia ka shkaktuar dekonspirimi dhe kompremetimi i tij nën pseudonimin “Orao” (Shqiponja)!

https://www.almakos.com/dokument-bashkepunetor-i-cilit-sherbim-eshte-kreu-i-bfi-se/

Pra, Shaqir Fetai do të ketë truproje ashtu siç kishte edhe Sulejman Rexhepi! Po ky aq është i pacipë, aq nuk kupton se nuk është kurrnjëfarë faktori në BFI, se është i caktuar vetëm sa për ta kryer procesin zgjedhor të Kryetarit të BFI-së dhe, pas këtij procesi duhet të rikthehet atje ku ka qenë, nëse do të ketë fytyrë të rikthehet atje! Është si të gjithë qytetarët e rëndomtë dhe, nëse shteti u cakton truproje secilit qytetar, pavarësisht nëse është spiun apo jo, atëherë i bie që Maqedonia e Veriut duhet të ketë nja 900 mij truproje për qytetarë në pozicione e pozita të ndryshme!
Shaqir Fetai, pas publikimit të dokumentit të UDB-së, vendin e ka në oborrin e vet, brenda avllisë, dhe jo të kërkojë truproje, sepse, kështu na i paska pasur Sulejman Rexhepi! Po çka i duhen Shaqir Fetait truprojet, kush po e kërcënon, pse po e kërcënojnë, ç’të keqe na paska bërë Shaqir Fertai që i paskan hyrë ethet në bark; tani edhe i keq, edhe i zi, edhe shpirtprishtë edhe me truproje, plus dhe fuks i shërbimeve të huaja?
Shaqir Fetai prandaj futet ndër qytetarë, nëpër evente e raste, sepse kërkon që të provokojë, sepse kërkon që të rrihet shpulla, sepse kërkon që të dëbohet, sepse kërkon që të kërcënohet, që pastaj të ketë një alibi të madhe që të ecë i shoqëruar nga truprojet e Sektorit të VI, me motivacion se është shumë i rëndësishëm për shoqërinë maqedonase, se i ka shërbyer kësaj shoqërie dhe se tash e njëjta shoqëri duhet ta mbajë nën kujdes deri sa ky avancon në karrierë. Një ndihmë të tillë, kohë më parë e ka kërkuar nga Presidenti i shtetit por, meqë nuk ka pasur arsye të forta dhe bindëse, kërkesa e tij ka qenë e injoruar. Të njëjtën kërkesë ia ka shtruar edhe Kryetarit të Parlamentit, por, në kompetenca dhe në mundësi të tij mund të jetë vetëm sigurimi i truprojeve partiake dhe hiç më shumë! Edhe këtë e ka bërë “kabullë” Shaqir Fetai por ka kërkuar që të prezantohen si persona të “eminencës gri” që vijnë nga Sektori i VI i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Çka ka ky që ndihmën e kërkon nga truprojet institucionale dhe jo nga Zoti Fuqiplotë, i cili nuk njeh as truproje, as “reisa” e aq më pakë fuksa!

Leave a Reply