Si i injoron Institucionet e BFI-së Mulla Sula

Mexhlisi Shura Euroaziatik këto ditë ka ngritur një Këshill ndërkombëtar për fetfa i cili i kap të gjitha shtetet që aderojnë në këtë organizatë fetare ndërkombëtare. Mulla Sula nuk ishte prezent në këtë mbledhje ndërkombëtar, por e delegoi prof. Shaban Sulejmanit si përfaqësues i BFI-së në këtë Këshill ndërkombëtar për fetfa. Askush asgjë nuk ka kundër profesorit, por, thjesht, shtrohet pyetja: pse e tejkaloi Mulla Sula Këshillin për fetfa pranë BFI-së në krye të të cilit ka emëruar Jusuf Zimerin, kundërshtarin e vet të paepur

Shkruan Zeqie Veseli

Brenda BFI-së së Mulla Sulës, është e pamundur të kalojë një ditë pa u shfaqur ndonjë skandal që flasin për tendenca të theksuara për përçarje deri në shkatërrim të BFI-së si Institucion. Mulla Sula e ëndërron këtë shkatërrim, sepse, vepron me po atë logjikë gruevskiane: konflikt të përgjakshëm dhe shkatërrim të shtetit që të shpëtohet nga përgjegjësitë për përçarje, vjedhje, korrupsion, zhvatje, nepotizëm!
Mulla Sula me këtë dëshiron t’ua bëjë me dije të gjithë bashkëpunëtorëve të tij se ai është “zoti” që ka ndërtuar BFI dhe ai është po ai që mund ta shkatërrojë!
Me këtë qëndrim të tij nuk po pajtohen shumica e bashkëpunëtorëve por që akoma nuk kanë marrur guxim të artikulojnë fuqishëm pakënaqësinë e vet. Puna ka vajtur aq larg sa, këto ditë, një nga bashkëpunëtorët e tij të lartë ka thënë që, tash e tutje, më tepër do të shpreh shqetësim për KOM-in se sa për BFI-në!
Megalomania e fundit e Mulla Sulës dhe veprimi nonshalant i tij duke injoruar organe e institucione, sektore e personalitete kompetentë, ka shokuar tërë BFI-në! Edhe njëherë organeve dhe institucioneve të BFI-së u dëshmoi se është ai që mund të vendosë për gjithçka, apo, kur të thotë ai “bëhu” askush nuk guxon të reagojë por që duhet të “bëhen”!
Mulla Sula, para dy viteve e krijoi një “institucion” për fetfa në kuadër të BFI-së dhe në krye të këtij Këshilli e emëroi Isuf Zimerin, të cilin nuk kishte shumë kohë që e kishte sjellëm në BFI. Strategjia e Mulla Sulës me këtë lëvizje ishte kjo: më mirë Isufi brenda BFI-së se sa kundërshtarët e BFI-së të udhëhequr nga Isuf Zimeri. Ky, mulla Isufi, në opinion njihet si “fetfaxhi online”, apo si mbrojtës ortodoks i mendimit hanefit në mesin e myslimanëve të Maqedonisë. Si i këtillë, si hanefi klasik, kurrë nuk ka ngurruar që të ngris zërin kundër çdo gjëje që nuk është në përputhje me parimet islame të kësaj shkolle! Prandaj, ka reaguar shumë ashpër edhe kundër Mulla Sulës, madje me fjalë më denigruese që mund t’i përdorë dikush për dikë. Megjithatë Mulla Sula e fut brenda dhe, ja ku doli në shesh hilja e tij! Brenda BFI-së dhe pranë Mulla Sulës, nëse nuk di të notoshë mund të fundosesh shumë keq! E futi brenda Mulla Isufin dhe që në start arriti ta paralizojë duke e lënë në një zyrë të degraduar nga çdo kopetencë që i përkasin me rregullore dhe sistematizim të vendit të punës. Mulla Isufi nuk vlenë për pesë para, ai nuk ftohet të marrë pjesë në asnjë manifestim ku prezanton Mulla Sula. Isuf Zimerin thjesht është duke u bluar në makinën urrejtëse të Mulla Sulës që e ka ngritur enkas për të. Goditjen e fundit ia dha këto ditë!

Mexhlisi Shura Euroaziatik këto ditë ka ngritur një këshill ndërkombëtar për fetfa i cili i kap të gjitha shtetet që aderojnë në këtë organizatë fetare ndërkombëtare. Mulla Sula nuk ishte prezent në këtë mbledhje ndërkombëtar. Megjithatë, krerët e kësaj organziate i janë drejtuar Institucionit të BFI-së dhe kanë kërkuar emër i cili do t’i përfaqësonte myslimanët e Maqedonisë. Në këtë rast sërish vjen momenti i Mulla Sulës për ta shprehur injorimin total që ua bën të gjitha organeve dhe institucioneve të BFI-së, duke dërguar emrin e prof. Shaban Sulejmanit si përfaqësues i BFI-së në këtë Këshill ndërkombëtar për fetfa. Askush asgjë nuk ka kundër profesorit, por, thjesht, shtrohet pyetja: pse e tejkaloi Mulla Sula Këshillin për fetfa pranë BFI-së! Përgjigjet mund të jenë vetëm dy: ose me këtë gjest Mulla Sula iu hakmor Isuf Zimerit për qëndrimet e tij publike kundër Mula Sulës duke e quajtur madje edhe si hajn e udbash, ose, ky qëndrim në fakt shpreh ndëshkimin e Mulla Sulës kundër pasivitetit total të Isuf Zimerit dhe të këtij Këshilli i cili për këto dy vite sa ekziston nuk ka arritur të japë fetfa më shumë se për dy-tri çështje periferike!
Prap se prap, këtu përgjigja më objektive është kjo: kjo sjellje e Mulla Sulës dëshmon praktikisht se si është në gjendje që t’i injorojë organet, institucionet dhe personalitetet kompentete të zgjedhur në ato institucione të BFI-së. Me këtë Mulla Sula dëshiron të dëshmojë se i vetmi organ dhe institucion i paprekshëm, i palëvizshëm dhe i panjollosur është vetë ai, të gjitha të tjerat varen nga disponimi dhe nervat e Mulla Sulës. Disponimi i tij ka deleguar nëpër “organizma ndërkombëtare”, madje edhe para teologëve të shumtë, Agron Vojnikën injorantin te pashembullt në çështjet fetare islame, që t’ju flasë për islamin dhe radikalizmin fetar. Disponimi i tij ka bërë që si përfaqësues i institucionit të hifzit në gara ndërkombëtare nga Maqedonia të delegojë njeri që nuk di përmendësh qoftë vetëm një ajet kuranor. Për myfti cakton njeri që nuk e plotëson asnjë kusht. Për imam cakton pensionist ndërkohë që me këtë ju kërcënohet teologëve të diplomuar që shëtisin rrugëve të Çarshisë. Për aktivitete humanitare cakton njeri të dëshmuar si narkodiler, si kriminel e hajn profesionist. Nuk ngeli njeri pa e depersonalizuar ky dinsëz. Nuk kanë thënë kot: ku mungon maca, minjtë bëjnë dasëm!

Leave a Reply