Me paratë e hoxhallarëve të Maqedoniosë së Veriut, Shaqir Fetai do të bëjë qejf, do t’ua rrisë rrrogën atyreve që do ai dhe, do t’i ndëshkojë të gjithë ata hoxhallarë që ai i kategorizon si “hoxhallarë të Mulla Sulës” dhe “hoxhallarë të Afrim Tahirit”! Për të tillët nuk ka rroga nga “buxheti social” i rialokuar i Qeverië
Nga Halit Hasani
Një vit e gjysëm më parë, bota u përball me një tragjedi të tmerrshme! Shpërtheu një pandemi nga një virus i panjohur më herët, Covid 19. Mori miliona jetë, u infektuan dhe u tmerruan miliona të tjerë! Tani jemi në fazën e “tranzicionit”, në etapën postkovidiane, ndërsa bota po i gëzohet vaksinimit masiv. Brenda një viti u zbulua vaksina, ndonëse në variante të ndryshme. Deri te ky vaksinim masiv, i vetmi “ilaç” ishte mbajtja e distancës fizike, maska dhe shpëlarja apo dezinfektimi i duarve.
Natyrisht, kjo masë mbrojtëse, ndikoi në ndryshimin e sistemit të të jetuarit, të të vepruarit e të të punuarit! Edhe puna dhe veprimet profesionale bëheshin nga distanca, edhe mësim, madje edhe lutjet! U mbyllën të gjiha faltoret, të të gjitha komuniteteve fetare ku lutjet kryheshin në grupe.
Shteti, qeveritë e shteteve të ndryshme, ndërmorën masa finansiare për t’i dalur në ndihmë bisnesit por edhe punëtorëve. Në këtë periudhë, doli edhe një kërkesë shumë humane e ish-reisul ulemasë së BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepit! Ai insistont që nën nëpunës të përfshiheshin edhe hoxhallarët të cilët shërbejnë nëpër xhami e që ishin mbyllur me kërkesë të komisionit qeveritar për shëndetësi.
Ndihmoheshin ndërmarrjet e vogla, të mesme e të mëdha, ndihmohej turizmi, ndihmoheshin organizatat e ndryshme, ndihmohej bisnesi dhe projektet e ndryshme. Qeveria bëri disa herë rialokimin të buxhetit vetëm e vetëm që sado pak ta zbusë krizën e shkaktuar nga pandemia e Kovid 19-tës.
Natyrisht, pas insitimit permanent dhe publik, pas shumë takimeve të Sulejman ef. Rexhepit me qeveritarë të ndryshëm, qeveria vendosi që në kategorinë e subjekteve që do të ndihmohen finansiarisht, me nga një rrogë mesatare, prej 14 mij denarëve, të jenë edhe hoxhallarët, pra, imamlerët, vaizët, myezinët, mualimët, do të përfshihen në kategorinë e përfituesve të ndihmave të qeverisë. Kurse Qeveria, kush e di se pse, kurrë nuk tregoi publikisht se edhe teologët e vendit janë kategorizuar si çdoo shtresë që duhet t’i prekë ndihma sociale e buxhetit të shtetit.
Do të ndodhë puçi dhe komploti në BFI, do të largohet Sulejman ef. Rexhepi, kurse vendimi i qeverisë do t’i nënshtrohet kërkesës këmbëngulëse të efendi Rexhepit! Vetë, Shaqir Fetai, do të dëshmojë publkisht se, deri më sot, Qeveria e Maqedonisë së Veriut, e ka ndihmuar BFI-në pesë herë. Do me thënë, po kaq herë janë ndihmuar edhe bisneset, ndërmarrjet, organizatat, nëpunësit, turistët, personat e kulturës, shkurt, të gjithë ata veprimtaria e të cilëve u prek nga pandemia.
Në këtë veprimtari të Qeverisë, ku demonstrohet sinqeriteti në zbatim të vendimeve, i pasinqertë del vetëm Shaqir Fetai. Ai pranon se po ndihmohet nga Qeveria por, nuk po tregon se ajo ndihmë është në rroga për nëpunësit e mbi 700 xhamive që u mbyllën për muaj të tërë për shkak të pandemisë. Ky farë matrapazi nuk e tha asnjë fjalë falënderimi për efendi Rexhepin i cili arriti që me këmbënguljen e tij prej lideri të papërkulur t’ua sigurojë hoxhallarëve rrogat për aq kohë sa u mbyllën xhamitë.
Ç’bëri Shaqir Fetai me këtë buxhet të rialokuar për BFI-në me destinacion të qartë – rroga për imamlerët, për hoxhallarët! Cilit hoxhë i dha rrogë nga kjo ndihmë?
Shum fakte flasin se Shaqir Fetai e luajti një lojë shumë të rrezikshme, shumë të poshtër dhe shumë të ulët, përmes të cilës mundohe t’ua ulë dhe t’ua nëpërkëmbë dinjitetin hoxhallarëve. Shaqir Fetai tashmë hoxhallarët i ka të kategorizuar në “hoxhallarë të Mulla Sulës”, në “hoxhallarë të Afrim Tahirit” dhe në “hoxhallarë të Shaqir Fetait”, të cilët, ndonëse nuk janë as 10 për qind, pikërisht ky grup hoxhallarësh arriti që ta gëzjë ndihmën e qeverisë aktuale, kurse “hoxhallarët e pa bindur”, nuk e gëzuan ndihmën! Se si do të raportojë, cili do të jetë raporti narrativ e cili raporti financiar i Shaqir Fetait deri te Qeveria, kjo ngelë të shihet më vonë por, e vërteta e vetme është se, nga ato ndihma qeveritare rroga mori një grup i vogël hoxhallarësh, kurse pjesa tjetër e buxhetit u shpenzua për udhëtime, për shëtitje të b…, për përgatitje e përzgjedhje të dekoratave e të mirënjohjeve si dhurata prej “reisit”, si dhe për mëditje të Shaqir Fetait dhe të të dëgjueshmëve të tij!
Me paratë e hoxhallarëve të Maqedoniosë së Veriut, Shaqir Fetai do të bëjë qejf, do t’ua rrisë rrrogën atyreve që do ai dhe, do t’i ndëshkojë të gjithë ata hoxhallarë që ai i kategorizon si “hoxhallarë të Mulla Sulës” dhe “hoxhallarë të Afrim Taihrit”! Për të tillët nuk ka rroga nga buxheti i rialokuar i Qeverisë!
Kjo padrejtësi do të jetë “kafshatë e përditshme” për hoxhallarët e vendit përderisa ata do ta durojnë pisllëkun e Shaqir Fetait, përderisa ata nuk do të rrebelohen dhe nuk do t’ia kërkojnë deri në cent të fundit atë që u takon atyre për shërbimet fetare që i kryejnë. Po çfarë shërbimi fetar kryen Shaqir Fetai me honxho bonxhot e vetë ndërkohë që paguhet “debello”, aq trash sa, nuk ka sevap që mund t’ia marrë anën dhe ta ngris tasin e haramit në terezinë që mat veprat e mira dhe të këqiat!
Vërtetë, për këtë periudhë sa Shaqir Fetai gjendet i instaluar nga qeveria aktuale maqedonase në krye të BFI-së, cila vepër e tij mund të llogaritet e mirë?! Asnjë, sepse, vetë ai është harami më i trishtë që i ka ndodhur BFI-së!