Linja e tretë e prodhimit të vaksinës kundër Covid-19, CoronaVac, e zhvilluar nga Sinovac, u vu në prodhim duke e zgjeruar kapacitetin vjetor të prodhimit të kompanisë në 2 miliardë doza. Në 24 orët e fundit më shumë se 200 milionë doza të CoronaVac janë dorëzuar në rreth 27 shtete.
Kompania vlerëson se më shumë se 100 milionë doza janë administruar në fushatat e vaksinimit në të gjithë botën. Kompania thotë se është siguruar që të mos sakrifikojë cilësinë për shpejtësinë në prodhim. Sinovac kreu një investim prej 515 milionë Dollarësh nga Sino Biopharmaceutical, të cilin kompania përdori për të avancuar zhvillimin dhe prodhimin për CoronaVac.
Dy nga personazhet e njohura te vaksinuara se fundmi me vaksinën CoronaVac janë Presidenti i Uruguajit Luis Lacalle Pou dhe kryebashkiaku i Maniles Francisco Isko Moreno. Ndërkaq qeveria kineze do t’i dhurojë Gjeorgjisë 100,000 doza të vaksinës Sinovac pasi ky shtet lidhi kontratë për të blerë miliona doza të kësaj vaksine. Kina do t’i dhurojë El Salvadorit 150,000 doza të vaksinës Sinovac COVID-19 pasi ky shtet ka blerë deri tani 2 milionë doza të vaksinës kineze.
Ndërkaq, edhe Ukraina e ka miratuar për përdorim emergjent vaksinën Sinovac për të luftuar pandeminë e koronavirusit pasi vendi regjistroi një rritje rekord në rastet e reja COVID-19. Ky shtet mori sasinë e parë me 215,000 doza Sinovac për të nisur programin e saj të vaksinimit masiv.
Prodhuesi kinez i vaksinave Sinovac nuk është i vetmi në përpjekjet e tij për të rritur kapacitetin e prodhimit pasi Pfizer dhe BioNTech synojnë që të prodhojnë 2.5 miliardë doza të tyre këtë vit, nga një vlerësim paraprak prej 1.3 miliardë.