Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka shpallur sot gjendjenkrizës për shkak të situatës së zjarreve në vend.
Mediat vendiave bëjnë me dije se qeveria ka marrë vendimin për të shpallur vendin në gjendje krize për 30 ditë në të gjithë territorin.
Pas shpalljes së vendit në gjendje krizë, ligji i mundëson qeverisë të shfrytëzojë resurset e administratës shtetërore, organeve komunale dhe të qytetit të Shkupit.
Në mënyrë vullnetare mund të shfrytëzohen edhe resurset e qytetarëve, ndërmarrjeve publike dhe shoqërive aksionare.