Bombardimet ajrore kanë vazhduar pa ndërprerje në Siri, teksa dy sulme të ndryshme kanë sjellë vdekjen e dhjetëra civilëve.Sulmi i parë goditi një shkollë, një spital fëmijësh si dhe disa godina të tjera në afërsi të qytetit Azaz, i cili aktualisht është nën kontrollin e rebelëve. Si pasojë, 14 persona kanë humbur jetën ndërkohë që shumë të tjerë jaë shpallur të humbur.
Ende nuk ka një konfirmim se cilat forca ajrore kanë bombarduar, por në bazë të dëshmive të marra nga qytetarët vendas, raportohet se mund të kenë qënë avionët rusë. Ndërkohë, kjo mundësi është përkrahur edhe nga Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, i cili në një deklaratë për mediat, tha se qeveria e Kremlinit është përgjegjëse për jetët e humbura nga sulmet e koordinuara pranë kufirit turk.
Ndërkohë, si pasojë një tjetër bombardimi në qytetin Maarat al-Numan shtatë persona kanë mbetur të vrarë. Vëzhguesit e Organizatës Mjekët pa Kufinj, kanë nënvizuar se shtatë persona janë shpallur të humbur ndërkohë që dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Edhe në këtë sulm, bombardimet kanë goditur një spital të zonës, duke e vështirësuar edhe më shumë trajtimin e të lënduarve. Për shkak të bombardimeve, shumë persona janë detyruar për t’u larguar nga shtëpitë, duke udhëtuar drejt kufirit turk.