Situata në veri, Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje në Bruksel

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se është arritur marrëveshje për shtensionim të situatës në veri të Kosovës.

“Kemi një marrëveshje! Pas 2 ditësh negociatash intensive një marrëveshje për uljen e tensioneve dhe të rrugës përpara sapo është arritur. Falenderoj Besnik Bislimin dhe Petar Petkovic për gatishmërinë e tyre për të negociuar dhe për të rënë dakord në të mirë të njerëzve”, shkruajti Lajcak në një postim në Twitter.

Bashkangjitur ai përcolli edhe konkluzionet e kësaj marrëveshjeje.

-Njësitet speciale policore të vendosura në pikëkalimet e përbashkëta kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak do të largohen bashkë me barrikadat, duke nisur nga 2 tetori, në orën 08:00 deri më 16:00 të asaj dite. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR do të angazhohet në këto dy pika në Jarinjë dhe Bërnjak, para nisjes së tërheqjes së zyrtarëve policorë dhe barrikadave, dhe do të mbetet aty për dy javë për të garantuar sigurinë.

-Nga 4 tetori, do të nisë së zbatuari regjimi i letrave ngjitëse, në vend të heqjes së targave të makinave të regjistruara në Kosovë dhe Serbi si masë e përkohshme, deri në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme.

– Më 21 tetor do të nisë punën një ekip i përbërë nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, Prishtinës dhe Beogradit për të gjetur një zgjidhje të përhershme. Brenda gjashtë muajve, prej nisjes së takimit të parë, i ashtuquajtur Grup Punues, do të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të nivelit të lartë.

https://twitter.com/MiroslavLajcak?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1443522359462354947%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftvklan.al%2Fkosova-dhe-serbia-arrijne-marreveshje-ne-bruksel%2F

Leave a Reply