Hipokritët janë si helmi, sa më shumë kohë të kaloni me ta, aq më shumë do t’ju dëmtojnë pa e kuptuar.
Para se t’i njihni ata vetë ju filloni të humbni besimin tek vetja, të ndiheni inferior e të pasigurtë. Më poshtë ne do t’ju njohim me 8 sjellje tipike të hipokritëve.
1. Nuk ndalin asnjëherë se bëri thashetheme.Kjo ndodh sepse ata nuk janë përgjithësisht të kënaqur me veten. Për të luftuar këtë, hipokritët bëjnë thashetheme për të ulur të tjerët.
2. Ata ndihmojnë njerëzit vetëm kur kanë ç’të përfitojnë. Njerëzit hipokritë gjithmonë mendojnë për veten e tyre, para së gjithash.
3. Ata përpiqen të tërheqin vëmendjen kudo që janë sepse hipokritët duhet të ndihen të vlerësuar nga të tjerët për shkak të faktit se ata nuk kanë mësuar se si ta kultivojnë këtë gjë për vete.
4. Duan t’i bëjnë përshtypje të tjerëve
T’i bësh përshtypje dikujt është mëse normale, por kur të bëhet mënyrë jetese, ju keni të bëni me një hipokrit. Hipokritët janë aq të fokusuar në atë që mendojnë të tjerët sa humbasin kontaktin me atë që ata besojnë dhe vlerësojnë vetë.
5. Ata kanë qejf të mburrem
Kjo vjen nga dikush me vetëbesim të ulët, dikush që përpiqet krijojë një imazh të rremë për veten, thjesht si një mjet për të bërë përshtypje.
6. Ata respektojnë vetëm njerëzit me pozitë ose që kanë një post më lartë se ata .
7. Kritikojnë të tjerët që duken më mirë se ata.