Mali i Zi në dokumente zyrtare i referohet Kosovës me fusnotë, megjithatë ato vende që nuk e kanë njohur vendin tonë i referohen me fusnotë derisa ato që e kanë bërë një gjë të tillë i referohen si çdo shteti tjetër.
Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Mali i Zi e bën këtë, pasi në dhjetor të vitit të kaluar ministria e Shëndetësisë së këtij vendi e kishte shkruar Kosovën me fusnotë.
Në ftesën e Srzentiqit që iu dërgua ministres Rizvanolli, Kosovës i referohen me fusnotë. E kjo fusnotë përsëritet edhe në programin e agjendës, përkatësisht kudo që përmendet Kosova – i referohen me fusnotë.
Në një kumtesë të qeverisë malazeze të lëshuar më 8 dhjetor të vitit të kaluar, sa i përket masave për luftimin e pandemisë së COVID-19, Kosovës i referohen me fusnotë.
E asokohe në qeverinë e Malit të Zi patën bërë me dije se bëhet fjalë për “një gabim teknik”. Kujtojmë që në vitin 2012 në Bruksel, ishte arritur marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit rreth mundësisë së përfaqësimit të Kosovës në konferenca e nisma rajonale, ku Kosova do të përdorë fusnotën. /Telegrafi/